|
A G I D E B A
Monday April 17, 2006
|
Agim Bacelli
Unė mund tė bėj diēka
Unė jam vetėm njė,
Por ama jam njė.
Unė s'mund tė bėj ē'do gjė
Por ama mund tė bėj njė gjė.
Me qė s'mund tė bėj gjithėēka
S'mund tė refuzoj tė bėj diēka.
|
|
| | | |
|
|
Saturday April 15, 2006
Agim Bacelli
* E shkrova kėtė vjershė pėr ata miqtė tanė mosmirėnjohės qė i mbajmė nė shtėpi dhe pasi i rregullojmė mirė e mirė, me aq sa mundemi, si kurbetēinj qė jemi, njė ditė, pasi ata rregullohen mire, nuk u bie mė ndėrmėnd tė na kujtojnė...
Zogun qė mbajta nė shtėpi...*
Njė zog fare i pa rritur
Ra njė ditė nga foleja.
Nxitova un' pėr ta pritur
Mė shpejt se ē'vjen rrufeja.
Zogu ra nė dorėn time
Sikur bije frut i pa bėrė.
Ndjeva t'zogut drithėrime,
Un' si ai u drodha i tėrė.
E mora n'shtėpinė time,
E ngroha; fėrkova butė,
E mėkova me thėrrime,
Pėr ta rritur vrava trutė.
Njė ditė zogu im u rrit
Dhe puplat ju bėnė pendė.
E nxorra jashtė nė dritė,
Ai foli rėndė-rėndė:
"Tė fluturoj jam vet zot,
S'jam si ty, jam tjetėr soji,
Lėshomė tė mė shohėsh sot!"
Tha kėshtu dhe fluturoi.
E lėshova zogun sa kaq,
Dhe ai nė fluturim u zhduk.
Prita mjaft tė kthehet prapė
Por shpendi im mė nuk u duk.
Prita ditė e prita netė,
Syt' mbaja mbi zogjėrinė
E kokėn mbaja pėrpjetė,
Shok u bėra me mėrzitinė.
Njė ditė fare pa pritur,
Nė xham pash zogun tė trokas.
Nga gėzimi pata klithur,...
Ishte e tim zogu glasė.
| | | |
|
|

Macja dhe njeriu
Agim Bacelli
Nje burre ishte bezdisur tmerresisht nga macja e se shoqes. Nje dite mori vendim qe ta perzeje macen nga shtepia.E merr macen ne makine, shkon nja 20 blloqe (rreth dy km) larg dhe e le macen aty. U kthye ne shtepi por sapo hapi deren per te hyre brenda, macja hyri para tij! Te nesermen shkon 40 blloqe larg. Kur vjen ne shtepi macja kishte mberritur para tij! I merzitur dhe nevrikosur e merr macen perseri dhe e dergon ne cepin tjeter te qytetit. Macja prape ne shtepi. Ky burri kishte qelluar tip shume kembengules, ndaj nje te djele e merr macen me vete dhe niset, del nga qyteti, kalon nje ure, futet ne nje rruge fshati, kalon edhe nje ure tjeter, futet ne nje pyll, ngjitet ne nje mal,shkon ku as vete nuk e dinte se ku, dhe kur i mbushet mendja se kesaj rradhe macja s'kishte sesi ta gjente me rrugen, e le macen ne nje vend ku ju mbush mendja. Pas 3 oresh merr ne telefon te shoqen. Eshte macja aty? Po - i thote e shoqja, - c'ke qe pyet? Ma nxirr pak ne telefon se kam humbur rrugen.
Botuare per here te pare tek "Familja_Shqiptare" Janar 1999 | | | |
|
|

Adem Bacelli
"Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme." Gjoni 3:16
Bibla origjinale nuk ka qėnė shkruarė nė prozė por nė vargje poetike me figura tepėr tė fuqishme si njė alegori e gjatė mbinjerzore por pėr njeriun qė mendja e atij qė lexon vetėm pėr kureshtje, nuk mund ta kuptojė kurrė! Vetėm njė shpirt plot me dashuri dhe njė mendje plot me besim, mund tė kuptojė atė qė ėshtė thėnė nga Perėndia pėr ne.
Kam vite qe e studioj Biblėn (edhe Kuranin) dhe nga viti nė vit befasohem, ēuditem dhe mbrekullohem por mbi tė gjitha lartėsohem. Lexoj gjithashtu, gjithēka qė mė bie nė dorė rreth Librave tė shenjtė, sigurisht edhe rreth Kodit Biblik qė zonja e nderuarė Evis, titullin na i sjell nė anglisht! Qindra emėra studiuesish mund tė radhisja kėtu qė tėrė jetėn ja kanė pėrkushtuarė Kodit Biblik, dhe mijra teori pėr kėtė kod pėr tė gjithė dhe tė gjitha sa do tė jepja, kush do ti lexonte, shumė shpejt do ti harronte, kėshtu qė unė dua tė jap disa kode tė zbėrthyera, disa fakte qė gjithėsecili qė do ti lexojė, do tė befasohet, ēuditet dhe mbrekullohet njėlloj si unė. Sot po e filloj me atė qė e quaj "Bėrthama e Biblės" pasi vėrtetė gjendet nė qėndėr tė saj.
Ju lutem lexojeni me kujdes pasi tė keni marrė njė Bibėl, (nuk ka rėndėsi botuesi, viti, gjuha dhe pėrdoruesi) dhe lexojeni me kujdes nė ato reshta qė unė do tju jap kėtu mė poshtė:
Kodi Misterioz Biblik
Agim Bacelli
New York, Shkurt 2000
Gjithėmonė ka njė zgjidhje, madje edhe kur ēdo gjė duket tepėr hermetike por kur nuk ka vdekur shpresa pėr kėrkimin e njė zgjidhje.
Ne e lexojmė Biblėn njėlloj siē lexojmė ēdo libėr, kėtu fillon edhe gabimi jonė pėr tė mos kuptuarė sekretin qė Bibla don tė na transmenmtojė neve nėpėrmjet disa figurave poetike anormale (pėr ne).
Bibla origjinale ėshtė shkruarė jo nė vargje prozaike por nė vargje poetike me simbole tė shumta misterioze. Bibla ėshtė e tėra njė alegori e hollė qė, pėr ta kuptuarė atė, neve na duhet tė dalim nga tradita jonė normale e zbėrthimit poetik dhe tė hyjmė nė botėn e fshehtėsisė misterioze tė njė kodi tepėr tė veēantė i cili do tė na sjellė neve njė ēelės me anėn e tė cilit do tė hapen tėrė dyertė e fshehtėsisė universale.
Po a mundet qė neve ta zbėrthejmė kėtė mister dhe tė mbajmė nė dorė atė ēelės ēudibėrės qė vetė Zoti na i ka falur por edhe na i ka fshehur qė ne tė mundohemi ta gjejmė? (Kėrkoni dhe do tė gjeni, lypni dhe do t'ju jepet, trokisni dhe do t'ju hapet.) Unė jam i bindur 100% se po. E them kėtė me bindje tė plotė pasi, pėrderisa Perėndia na i ka dėrguarė nė tokė kėtė Ēelės, kjo do tė thotė qė ai Ēelės ėshtė pėr ne dhe se njė ditė, Ēelsi Ēudibėrės do tė jetė nė praktikėn e pėrditėshme tė njerzimit.
Pėrpjekje tė shumta kanė filluarė qė tė bėhen pėr kėtė kod sekret biblik (siē ka filluarė tė quhet sot) qė nga koha e ardhjes nė tokė tė Biblės. Janė arritur edhe rezultate tė ndryshme individuale tė cilat janė bėrė publike por kurrė nuk ėshtė shpejguarė nė publik sekreti i kėtij kodi! Vetėm nė shekullin e XX Kjo gjė mori njė zhvillim shumė tė madh dhe u shfaqėn shėnjat e para tė njė bashkėpunimi.
Me anėn fjalėve origjinale biblike (qė ėshtė gjuha hebraike) janė pikturuarė nė vargje tre lloj simbolesh; ato frazallogjike, numerike dhe vizatimore tė cilat hapin tre lloj shtigjesh qė janė shumė tė pastra por nė mes tė njė pylli xhungle nė rrafshin fshehtėsor. Tė kuptuarit e saj ėshtė A-ja e 36 gėrmave nė pėrpjekjet pėr tė hyrė nė kėtė labirinth ku nuk duket as hyrja dhe as dalja por vetėm se mendohet qė ka njė hyrje dhe njė dalje. Shėnjat se ka njė hyrje dhe njė dalje janė dhėnė nga disa zbulues tė Koditi Biblik tė cilėt kanė dhėnė disa profeci qė janė zbėrthyerė nė vargejt biblike ose edhe tė shkruara nė mesin e "boshllėqeve" tė fjalėve dhe qė kėto profeci janė vėrtetuarė mė pas.
Para se tė bėjmė kėrkime pėr tė gjetur Ēelsin e zgjidhjes sė misterve nė Bibėl le tė japim njė pėrgjigje pyetjes, a ėshtė Bibla njė shkrim i Zotit? Pa besuarė qė Bibla ėshtė shkruarė nga Zoti, ēdo pėrpjekje e jona do tė shkojė dėm.
Unė po mundohem qė me njė sekret tė vogėl dhe shumė kuptimplot, tė nxjerrė nga Bibla dhe pikėrisht nga Psalmet, t'ju jap juve njė argument tė madh qė Bibla ėshtė shumė mė e thellė nga ēfar duket dhe shumė mė e gjėra nga sa mendohet; ėshtė njė Oqean i Tėrė Misterioz nga zbėrthimi i sė cilit ne do tė pėrfitojmė Parajsėn e Humbur dhe Ēelsin e Artė tė Jetės Pafund.
Nė Psalmet ka dy Psalme, njė qė ėshtė mė i shkurtėri dhe pikėrisht Psalmi 117 dhe njė qė ėshtė mė i gjati i cili ka numurin 119. Midis tyre, pra, midis Psalmit mė tė gjatė dhe Psalmit mė tė shkurtėr nė Bibėl ėshtė Psalmi me numur 118. Para kėtij psalmi, pra para Psalmit 118 janė ekzakt 594 kapituj dhe po aq kapituj janė pas Psalmit 118!
Tani ju mund tė bėni njė llogari tė thjeshtė, tė mblidhni kėto dy numura 594 + 594 dhe ju do tė mėrrni numurin 1188. Ēėshtė ky numur? Nėse kėtė numur do ta shkruajmė kėshtu 118:8 do tė na dalė vargu biblik qė ka kėtė numur dhe i cili ėshtė pikėrisht ai varg qė ka peshėn mė tė madhe nė Bibėl dhe qė mund ta quajmė mesazhin qėndror biblik dhe njėkohėsisht gjendet nė qėndėr tė Biblės midis dy Psalmeve qė cituamė mė sipėr dhe qė na thotė,
"Ėshtė mė mirė tė gjesh strehė tek Zoti se sa t`i kesh besim njeriut".
Ja pėrse duhet ta besojmė Zotin, se Ai ėshtė kaq ekzakt dhe kaq i dashur me ne sa kėrkesėn e Tij themelore qė ne ti besojmė e ka vėnė nė qėndėr tė fjalės sė Tij. Prandaj nese ne e besojmė kėtė gjė, Ai do tė na ngrerė lart, do tė na largojė hidhėrimin e kėsaj toke dhe do tė na gatuajė shpirtin me kėnaqėsinė e Botės sė Tij. Nėse ju nuk ju ka mjaftuarė ky shėmbull, unė patjetėr, nė kapitujt qė vijnė, do tju jap prova tė tjera pa anė e pa fund qė Ai ėshtė i vetmi Perėndi i yni dhe shpėtimi jonė gjendet tek dashuria dhe besimi pėr Tė. Kjo dashuiri dhe ky besim do tė shpjerė drejt zgjidhjes reale tė mistereve biblike dhe vėnies sė tyre nė shėrbimin tonė.
Vijon... | | | |
|
|
Friday April 14, 2006
|
Durimi dhe Qetėsia...Dy Fėmijė Tė Dashurisė
Agim Bacelli, New York, Maji 1999
Dashuria ėshtė e durueshme; plot mirėsi; dashuria nuk ka smirė, nuk vė nė dukje, nuk krekoset, nuk sillet nė mėnyrė tė pahijshme, nuk kėrkon tė sajat, nuk dyshon pėr keq, nuk gėzohet pėr padrejtėsitė, ajo gėzohet nė tė vėrtetėn, i duron tė gjitha, i beson tė gjitha, i shpreson tė gjitha e mban ēdo gjė. Dashuria nuk ligėshtohet kurrė; profecitė shfuqizohen, gjuhėt pushojnė... KORINTASVE 13 : 4-8
A mund tė ketė thėnie mė tė bukur se kjo pėr Dashurinė? Unė them se jo. Ėshtė Dashuria, vetėm Dashuria ėshtė ajo qė mban nė kėmbė gjithėēka tė mirė nė kėtė botė. Nėse do ti mungonte botės Dashuria, bota do tė gėdhihej me drithmat e ftohtėsisė sė akullt dhe jeta do tė shuhej si kandili pa vaj. Me shuarjen e botės, yjet do tė fikeshin njė e nga njė e do tė pėrthitheshin nė vrimat e zeza ku lėnda kthehet nė antilėndė dhe jeta nė vdekje. Ftohtėsia dhe Errėsira, dy bijat e vdekjes, do tė mbulonin Gjithėsinė dhe ato do tė quheshin me tė drejtė Mbretėreshat e pėrjetėshme qė do tė sundonin vdekjen nė pėrjetėsi.
Ne rrojmė nė saj tė Dashurisė dhe tė fyesh apo tė mohosh dashurinė ėshtė njėlloj si tė vrasėsh vehten. Ata qė i fryjnė urrejtjes janė njėlloj si ata qė dashurojnė vdekjen e mbretėreshave tė Ftohtėsisė dhe Errėsirės. Ata janė antilėnda e vrimave tė zeza. Ata janė mė tė kėqinj se vrasėsit ordinerė, se spiunėt qė nxisin pėrēarjen, se vjedhėsit e pėrdhunuesit. Ata i pėrkasin rrethit tė fundit tė Ferrit. Ata janė bij tė vdekjes.
Megjithėatė, ne duhet tė kemi dashuri edhe pėr ata, me zotėsinė tonė duhet ti shpėtojmė nga thonjtė e urrejtjes duke i tėrhequr me mjeshtėri nė prehėrin e Dashurisė. Nėse ne shpėtojmė njė bir tė Ferrit, ne kemi rritur Dashurinė qė mban gjithėsinė dhe kemi zvogėluarė Ftohtėsinė dhe Errėsirėn, dy varrmihėset e Dashurisė. Kjo bėhet vetėm me anėn e Durimit dhe Qetėsisė qė janė dy fėmijė tė mrekullueshėm tė Dashurisė.
I shkrojta kėto pak fjalė pasi shikoj qė ka shumė zemėrim, urrejtje, smirė, krekosje, dyshim, padurim, shqetėsim,...nėpėr forumet dhe listat e bashkėbisedimeve nė mass median elektronike. Sigurisht qė ka edhe shumė dashuri tė cilėn ta rrisim e ti qėndrojmė pranė e vehten ta quajmė Durim apo Qetėsia; bij tė ndenjė tė Dashurisė. | | | | |
|
| Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110
| |
13801 Visitors
|