|
A G I D E B A
Sunday August 26, 2007
Poezi nga Agim Bacelli
1- MIQĖVE:
Miqėve tė mij!
Mos ecni pėrpara meje,
ndoshta s'ju ndjek dot.
Mos ecni as prapa meje,
ndoshta s'ju udhėheq dot.
Ju lutem miq, ecni pėrkrah meje
Prijės le tė kemi njė ZOT!
Qetėsia
Njė pyll qė rritet s'bėn kurrė zhurmė,
pylli qė pritet bėrtet e rėnkon shumė.
Njė Yll i patrazuarė vetėm ndriēon,
ylli qė kėputet nė qiell, frikė krijon.
Qetėsia ėshtė ajo qė shkėlqen njerinė,
ėshtė ajo qė zbukuron tėrė gjithėsinė.
Nga Dashuria jonė varet Gjithėsia!
Bota ėshtė e plagosur, e lodhur, deluze, e vetmuarė
Shpirti i njeriut ėshtė i humbur, i pa kėnaqur, i trishtuarė.
Tė gjithė, pa pėrjashtim i kemi jetuarė kėto gjėra qėkurse
A thua se tė gjithė ne nuk e dimė arėsyen se pėrse?!
Arėsyeja, unė mendoj, ėshtė njė dhe vetėm njė
Botės i mungon Dashuria e Nevojshme pėr kėtė gjė
Ėshtė ajo dashuri e pastėr fisnike pėr njėri tjetrin
Qė mban lidhur gjithė njerzimin; si tė riun dhe tė vjetrin.
Njerzimi ėshtė i destinuarė tė humbasė pa kėtė dashuri
Nėse humbet njerzimi do tė humbė dhe Bota nė Gjithėsi
E nėse humbet Bota jonė nė Sistemin tonė Qiellor
Do tė prishet nė Gjithėsi Ekuilibri i tėrheqjes Gjithėsor.
Gjithėēkaja pėson njė ēoroditje qė sjell katastrofėn
Ku raportet e vjetra tė vrara nga tė rejat gjejnė gropėn
Dhe gjithėēka shkatėrrimtare qė pėson Gjithėsia
Vjen si pasojė se neve na mungon Dashuria!
Enigma e Gruas!
"Shpesh herė gruaja ndėrron, Ėshtė i marrė kush i beson." Hygoi i madh thoshte pėrherė prandaj u martua vetėm njėherė!
"Mjedisi ku jeton ti o grua ėshtė tepėr i helmatisur. Ik tutje se unė s'tė dua, laneti qoftė pėrherė me ty!" Thoshte Tolstoi i madh dhe me kėtė bindje i rrethuarė plot me gra, vdiq beqar!
"Nga kafshėt e egra ti o grua je mė e dėmshmja..." Do tė thoshte Zhak Russo dhe natėn me orė tė tėra duke pėrgjuarė sokakėve, filozofi plak psherėtinte: "Te dua." Nė dorė ai mbante njė lak dhe gjuante 'kafshė' me emrin grua!
Dhe Shekspiri i famshėm do tė bėrtiste gjatė: "Tradhėti, e ke emėrin grua!" Pėr gra do tė vriste me imagjinatė; qindra djem te rinj, do ti therte si kafshėt nė katua
dhe ata, para vdekjes, gruas do ti betoheshin: "Edhe nė varr do tė dua!"
Zogun qė mbajta nė shtėpi...*
Njė zog fare i pa rritur
Ra njė ditė nga foleja.
Nxitova un' pėr ta pritur
Mė shpejt se ē'vjen rrufeja.
Zogu ra nė dorėn time
Sikur bije frut i pa bėrė.
Ndjeva t'zogut drithėrime,
Un' si ai u drodha i tėrė.
E mora n'shtėpinė time,
E ngroha; fėrkova butė,
E mėkova me thėrrime,
Pėr ta rritur vrava trutė.
Njė ditė zogu im u rrit
Dhe puplat ju bėnė pendė.
E nxorra jashtė nė dritė,
Ai foli rėndė-rėndė:
"Tė fluturoj jam vet zot,
S'jam si ty, jam tjetėr soji,
Lėshomė tė mė shohėsh sot!"
Tha kėshtu dhe fluturoi.
E lėshova zogun sa kaq,
Dhe ai nė fluturim u zhduk.
Prita mjaft tė kthehet prapė
Por shpendi im mė nuk u duk.
Prita ditė e prita netė,
Syt' mbaja mbi zogjėrinė
E kokėn mbaja pėrpjetė,
Shok u bėra me mėrzitinė.
Njė ditė fare pa pritur,
Nė xham pash zogun tė trokas.
Nga gėzimi pata klithur,...
Ishte e tim zogu glasė.
* E shkrova kėtė vjershė pėr ata miqtė tanė mosmirėnjohės qė i mbajmė nė shtėpi dhe pasi i rregullojmė mirė e mirė, me aq sa mundemi, si kurbetēinj qė jemi, njė ditė, pasi ata rregullohen mire, nuk u bie mė ndėrmėnd tė na kujtojnė...
SHPIRTĖRORE:
Mall
Jemi grindur, jemi "vrarė",
Kemi pak kohė qė s'jemi parė.
Ti qumėsht e unė farė,
Nga takimi ynė,
Kos i thartė pėrherė ka dalė,
Por, prapė se prapė malli
Tė dyve do na marrė!
Buzėqeshja
Turivarur ecja rrugėve tė Tiranės Gogol dukesha si nė njė ėndėrr, Pa pritur njė e bukur buzė Lanės Mė dėrgoi njė buzėqeshje tė ėmbel.
Buzėqeshja mė infektoi shumė keq, Nuk isha mė Gogol por Princ i bukur. Mė pas tė gjithė i infektova pėr dreq Dhe ecja rrugėve vetėm pėr tu dukur.
BESIMI:
Zoti e do botėn
Pėr njė ēast le tė ndalet bota !
Frymėn le ta mbajė gjithėsia.
Le tė heshtin punėrat e kota,
Njė fjalė do ta thotė Perendia.
Zoti hapi gojėn neve tė na thotė,
Tė gjithė sa jemi; ju dhe mua.
Fjala e tij buēet nėpėr botė:
"Kurrė mos harroni, Unė ju dua!"
A doni tė mos vdisni kurrė?
Nėse doni tė flakni paditurinė,
Nėse doni tė mos keni dhimbje kurrė,
Nėse doni tė pėrzini varfėrinė,
Nėse doni tė mos ju shterohet asnjė gurrė,
Nėse doni tė shuani egėrsinė,
Nėse doni tė mos vini nė sinoret gurė,
Nėse doni tė shuani frikaēėrinė,
Nėse doni tė thyeni armėt si burrė,
Nėse doni tė shporrni vdekshmėrinė,
Nėse doni tė digjni tė ligėn nė furrė...
Ju lutem, ushqehuni me shėnjtėrinė;
Fjalėn e Zotit qė nuk vdes kurrė!
Dy kutitė dhe Zoti
Unė kam nė dore dy kuti,
Tė cilat ti mbaj mi dha Zoti.
Fut gjithė hidhėrimet, - mė tha Ai,
Nė kutinė e zezė nė formė loti,
Dhe tjetrėn ngjyrė ari mbushe plot'
Vetėm me lumturitė e gėzimet e tua.
Kurrė mos harro qė unė jam Ati jot,
Dhė kurrė mos harro qė unė tė dua.
Unė zbatova ē'far mė tha i Madhi
Pėr dy kutitė; njėrėn tė zezė sterrė
Dhe tjetrėn ngjyre tė bukur ari.
Futa nė tė zezėn gjithė pikėllimin;
mėrzitjet,dertet,fyerjet,dhimbjet,
...me njė fjalė,gjithė hidhėrimin.
Nė tjetrėn, tė bukurėn ngjyrė ari,
Futa gjithėēka ka lidhje me gėzimin.
Pėr ēudi, shikoja qė ē'do ditė
vinte dhe rėndohej kutia ngjyrė ari,
Pėrkundrazi, e zeza ishte fare e lehtė
Sikur ato qė futja ti digjėte zjarri!
I habitur,njė ditė e hapa kutinė e zezė
Dhe pashė nė fundin e saj njė vrimė
Nga ku dilnin hidhėrimet e mija.
E shikon? - tha Zoti - Tek unė ato vijnė,
Tė gjitha sa ti fut tek kjo kutija
Ai buzėqeshi ėmbėl e me ledhatoi si bir.
Unė pėrfitova nga rasti ta pyes:
- Pėrse kutia ngjyrė ari s'ka asnjė birė?
- Fėmija im, - Zoti mu drejtua,
- Kutia ngjyrė ari ėshtė pėr ty si dritė;
Nuk duhet ti leshė nė errėsirė
Ata qė tė thonė tė dua,
Ata qė tė bekojnė e fjalė gėzimi tė thonė nė sy.
Hape kutinė ngjyrė ari pė ē'do ditė
Qė kurrė tė mos i harrosh miqtė e tu,
Ata qė veē tė mira kanė bėrė pėr ty!
Ti qė lexon timen poezi
Tė lutem mė kryej njė porosi,
Mos vono tė kujtosh njė shok e mik
Duke i drėgurė kėtė histori se do ta gėzojė
E duke i thėnė se nuk kam nevojė pėr njė ēiflik
Por pėr njė shok e mik qė tė me dojė!
Disa Kėshilla
Kush mallkon nėnėn e babanė Llamba e tij do tė shuhet nė terr. Nuk ka fitore pėr rrufianė, Pėr ta ka veēėse helm e ferr!
Kush tjetrit i ha nė ē'do kandar; Kush tjetėrit nuk i jep hakun, Duar bosh do tė qėndrojė mbi varr Dhe nė qafė do ta ketė lakun.
Kush premton pa menduarė, Kush nxiton pėr tė bėrė veē para, Mbi sofėr do tė rrijė shtruarė, Bėn tė hajė por dot ai nuk ha.
Lavdia pėr t'rinjtė ėshtė forcė, Nderi i pleqeve, thinjat e tyre. Kush bėn pa tė drejtė njė divorcė, Pa lejė largohet prej detyre.
Njė e rrahur mirė qė lė plagė, E largon tė keqen nga njeriu. Nėse tokėn ti e mbjell nė vlagė, S'ka ē'tė bėjė era dhe veriu.
Sytė krenarė qė shohin veē keq, Jan' llampa pabesie dhe leqe. Mė mirė tė rrish edhe me njė dreq Se tė kesh njė grua grindavece.
Kur fatkeqi bėrtet, ti mbyll veshėt, Nė tėnden do tė gjendesh pa gojė. Dhuratat mos jep si shiten preshėt, Por jepi fshehur, askush tė shojė.
Kush ruan gjuhen nė gojėn e tij, Esht' ruajtur nga ē'do fatkeqėsi. Pėrtacit zija natėn do ti vij' Dhe ditėn do t'ketė si robėri.
Dėshmitari i rremė s'rron shumė, I pabesi zihet nė ēark tė vetė. Ta lajė kurvėn s'ka asnjė lumė, Lum ai qė me Zotin do tė jetė.
Kėshilla Sipas Biblės
Prezenca jote ėshtė prezente nė kėtė botė Ti je i veēantė, askush tjetėr nuk ėshtė si ty Jeta jote duhet tė jetė ajo qė ti do dhe e plotė Ruaji ditėt e tua me xhelozi dhe mbaji nė sy Numuro vetėm urimet dhe jo shqetsimet e tua Mos e lejo veten qė tė bjerė nė vetmi dhe ligje Qindra pyetje brėnda teje janė bėrė mish e thua Kuptoje ato, kij kurajon dhe jepu njė pėrgjigje Mos e kufizo veten tė bėsh mirė pėr ēdo rast Shumė ėndėrra janė duke pritur tė bėhen realitet Harrije qellimin, dėshiren, realizimin, pa vėnė bast Asgjė s'tė mundon mė shumė se mėrzitja nė jetė
Duaje vet-veten pa kufi dhe ēmėndurisht Kariera e gjatė ka probleme, lere tė bėhet vetė Mos i merr gjėrat pėrherė tepėr seriozisht.
Jetoje jetėn tepėr i qetė Kurrė mos shiko mbrapa nė jetė Mos harro se pak dashuri tė shpie deri nė retė Shumė gjėra shkojnė e tė lenė tė shkretė Mos harro qė shoqėria ėshtė investi mė i mirė Thesari i jetės ėshtė tė jetosh me tė tjerė Jeto nė shoqėri se do tė ndihesh i lirė
Ruaje shėndetin, shpresėn dhe gėzimin pėrherė.
Harxhoje kohėn pėr tė arritur njė Yll... Dhe mos harro kurre se sa i veēante je Nuk je njė kafshė qė jeton nė pyll Por je bėrė tė gėzosh gjithėēka mbi dhe!
TĖ NDRYSHME:
Mosha e Gruas
Njė 20 vjeēare ėshtė si Afrika, gjysėm e eksploruarė, ku tė gjithė e lakmojnė por dridhen nga frika.
Njė 30 vjecare ėshtė si India; te pushtohet eshtė e dėshiruarė! Eshtė misterioze dhe luksoze, shumė e etur pėr tu shijuarė.
Njė 40 vjecare ėshtė si Amerika; teknikisht perfekte, nga jashtė shumė e bukur, po hyre brėnda s'vjen kurrė nė vete.
Njė 50 vjeēare ėshtė si Europa; e gjitha e shfrytėzuarė, e shijon kush ėshtė i vonuarė, kush nga jeta ėshtė i harruarė.
Njė 60 vjecare ėshtė si Siberia, Moēal, baltė dhe shkėmb e gurė. Ligjin e bėn e bėn gomari e dhija, po kush rron atje s'largohet kurrė.
Antigravitacion!
Bėmė tė fluturoj nė gjithėsi
dhe mes yjeve tė vallėzoj
ti, antigravitet i hapsirės
pasi unė tė tė zbuloj.
Vetė jeta do tė jesh ti
flladitės si ajri mes pyjeve
qė mbush gjokset njerzore
qė kėrcejnė vallen e yjeve!
PATRIOTIZĖM:
Isa dhe Lordi Gray*
Ismail Qemali para Lordit Gray Qendronte i ngrysur dhe pike e vrere Kur i madhi Isė, vuri ne tavoline Tere Shqiperine brenda ne revolver.*
-Ju,- tha Lordi - hani vetem buke misri dhe grurin tone te mire ju se njihni! Isa:"Hame miser por jemi si lisi Ju lutem,ca nga gruri juaj me sillni."
-Zoti Lord,hani grure dhe si gruri jeni... -pasi tha keshtu,ne mangall hodhi grurin, gruri sakaq u shkrumbos dhe tymi mbuloi Lordin,tavolinen,tavanin dhe murin.
Pastaj nga xhepi nxorri misrin shqiptar ne zjarrin e mangallit hodhi me kujdes, askund nuk u pa tym por plasje dhe zjarr; kokoshkat si fishekzjarre u ndeze.
- Nese thoni 'pop corn' keni thene shqiptare. Si tu quaj juve,ju lutem me thoni? Lordi pa grurin si ushtare te vrare... Dhe kokoshkat shqipe si mbreter froni.
__________________________________
*Kete histori ma tregonte shpesh babai im i dashur,Adem Bacelli.Atij i shendrisnin syte nga kenaqesia teksa me fliste me pasion sikur te kishte qene vete prezent ne Londer me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin.
**Dihet nga te gjithe se Isa Boletinin nuk e carmatosen dot kur hyri tek Kryeministri Anglez.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Ligji i Luftės*
Scripte manente - vorba volante!
Fatos i Nanos kaloi edhe njė 'javė mjalti' nė Greqinė e bukur tė kėrpit dhe sojės,** provoi ėmbėlsinė e ē'do shėrbimi e vakti nė 'zorrėt' e 'stomakun' e Kalit Trojės. Pastaj fshihu me kujdes buzėt e puthura nga Xhoana dhe vera atike e krenar tha: - Papa ynė i Madh,Kostas Simitis mė siguroi qė unė t'ju siguroj juve dhe lejė mė dha, se 'ligji i luftes' me Shqipėrinė mbaroi!
Pėr kėtė ditė unė kam qėnė i pėrvėluarė dhe e putha Simitisin pėr ju shqiptarė, kur ai mė tha se 'lufta ėshtė ezauruarė,' Vec tė mė shihnit se sa kam qarė!
- Mirė o i dashur Tosi, bir i Papės se Ri,*** ti sikur i ishe betuarė Babes tėnd tė vjetėr se shtėpinė nuk do ta bėje nė Greqi dhe nuk do ta ndėrroje kurrė Baben me njė tjetėr, Si tė tė besojmė ne pėrsėri?
A mund ti zemė besė fjalėve qė i mėrr era? A mund tė mos i besojmė asaj qė ėshtė shkruarė? Ti mos na rrej si herėt e tjera kur me dafina e ullinj ke fshehur atė qė ke pėrvėluarė!
Greqia kėrkon qė Shqiperinė ta vithis.**** Ata thonė - O marrim Vorio-Epirin o kemi me vdek! Ky ėshtė lejtmotivi Nano-Simitis ngatėrruarė nė 'zorrėt' e Kalit Grek.
Shėnim:
* Ligji i Luftės me Shqipėrinė ėshtė shkruarė nga Parlamenti Grek nė Kushtetuten e Greqisė nė vitin 1945 dhe vetem ky parlament mund ta ē'fuqizojė atė e cila gjė nuk ėshtė bėrė deri sot dhe duket se nuk do tė bėhet kurrė.
**Greqia ze vendin e parė ne botė pėr prodhimin e drogave 'tė lehta'
***Papa - Babai i Ri grek, pasi Fatosi kishte deklaruarė publikisht se Enver Hoxha ishe 'babai i tij' i parė!
**** Ta vithis-ta shkatėrrojė.
Eca nėpėr vite tė tėra, bashkė me ēalamanėt,
u bėra shok bashkėbisedimi me shurdhė - memecėt,
rrojta nėpėr vatha kafshėsh sė bashku me ēobanėt,
pėr ēudi, shpėtova nga kurthet si karkalecėt!
Gjuha e Zotit
Pasi Zoti krijoi Adamin
dhe shėmbėlltyrėn e Tij i dha,
nė gjuhė perėndie nxorri ca fjalė,
"Ti do tė flasėsh gjuhėn time," i tha.
Adami shumė i kėnaqur si tip,
e pyeti Krijuesin plot mirėsi,
"Si thirret gjuha ime o Zot, a mund ta di?"
Perėndia u gjegj, "Quhet Shqip."
Kaluanė mijra e mijra vjet
deri tek Kulla e Babelit nė Shinnar,
kudo flitej vetėm njė gjuhė, shqip.
Pas kėsaj, njerėzia u pėrēa pėr faj tė vet;
shqipja shkoi deri nė zgrip;
qindra gjuhė rrodhėn prej saj si lumė.
Nėna e gjuhėve, si njė nėnė e braktisur
u gjend nėn njė ferrė, mbuluarė nėn gunė.
Atje, si njė manushaqe e prerė
Shqipja u fishk, u mblodh nė vitet qė shkuanė pas;
ju zbeh bukuria dhe ngeli manushaqe pa erė.
Nėpėr gojė ajo nuk londronte si mė parė tėrė shėnd gaz
por vetėm qante dhe qante e zeza nėn ferrė.
Kur tė gjithė e kishin harruarė kėtė Gjuhė Perėndie,
Abrahami, babai i kombeve, hypi nė Kanaan pėrmbi rrip,
me zėrin trumbetė qė u shpėrnda ndėr fusha, male e korie
thirri sa u tund e tėrė toka, "Unė flas Shqip!"
Kaq u desh qė tė zgjohet gjindja,
tė flaket guna dhe pritet ferra,
tė vritet e pritet shejtani e xhindja
e gjuhėt e djallit u futėn nėpėr kafshė tė egra
tė cilat, me hir a pahir, u hodhėn nė humnera.
Mė pas, si mė parė,
shqip do tė fliste Palestina e Indokina,
Do tė flisin fiset armene, gjeorgjiane, e tėrė Kaukazia.
Besoni qė shqipja u fol edhe nga Japonia e Kina
por mbi tė gjithė, atė do ta flaste Pellazgjia.
Shqipja rimori tėrė dhenė
e gjuhet e tjera u t'kurrė prej frikės.
Shqipen e folėn fiset Maja, tributė Eskimeze,...
e folėn tėrė popujt, poshtė e lartė Amerikes.
Kjo gjėndje nuk vazhdoi gjatė
me qė Djalli ėshtė mbret i tokės.
I pabesi sulmoi Gjuhėn e Zotit me shkopin e thatė
dhe Shqipen e goditi sa mundi prapa kokės!
"Vdekėsh moj Gjuhė Perėndie
qė ty tė foli vetė Shpėtimtari* i botės!"
Shqipja e gjorė u trullos, u t'kurr, ajo u rrah keq nga tė liq,
E mjera u tėrhoq zvarrė - zvarrė,
Shqipja shtojavalle u lidhur kėmbė e duar me egėrsi.
Shqipja Zonjė, ra por nuk vdiq, Shqipen e priste ardhmėria.
Ajo jetoi e mbėrthyerė si Prometheu mbi shkėmbin e zi.
Hypur mbi njė pllajė, Leka nga Maqedonia
do tė thėrriste sa kishte ne kokė, "Unė flas Shqip!"
Mė pas shpata e Gjergjit nga Arbėria
me gjakun e shpatės do tė shkruante po atė gjuhė.
Do tė betoheshin vetėm nė gjuhėn qė flet Perėndia
tė tjerė Diva qė do lindėte Zonja
kjo Zonjė qė do thirrej Shqipja e Malėsisė,
Shqipja qė do tė lindėte vetėm shqiponja...
U ribė kėshtu vullneti i Perėndisė.
Qė gjuha e Tij tė flitet pėrsėri,
Zoti krijoi njė vėnd tė vogėl nė zemėr tė botės
dhe i dha emėrin e bukur Shqipėri. | |
| | | | |
|
|

Agim Bacelli
Deshiroj dhe lus qe te ndodhe keshtu sic deshirojne dhe lusin shume shqiptare; Sazani dhe Shqiperia te behen vertete kaq terheqese dhe te gjallerohen nepermjet turizmit i cili sot ne bote paraprin zhvillimin e nje vendi te varfer sic eshte Shqiperia.
Por deshira dhe lutja jane shume te veshtira per tu bere realitet ne Shqiperi. Te me falni per kete mendim timin por kam plot 12 vjet qe pesimizmi im per vjen e rritet ne vend qe te zhduket!
Une jam deshmitar i shume gjerave te thyera qe ne zanafillen e tyre apo te braktisura sapo jane nisur ne hedhjen e shtatit dhe kjo per fajin tone...
Po ju tregoj vetem nje rast qe e kam jetuare vete dhe qe shumica e shqiptareve nuk e dine.
Kur punoja ne aviacionin luftarak shqiptar, me ardhjen e demokracise, ne aviatoreve na linden shpresat qe te zhvillojme edhe aviacionin civil e turistik ne Shqiperi. Shume aviatore kerkuan qe tu jepej e drejta per te punuar ne kete drejtim por, te gjithe atyre ju mohua kjo e drejte nga shteti i ri demokratik! Atehere shume prej tyre, me te guximshit, braktisen Forcat Ajrore Shqiptare dhe "u arratisen" ne vendet borgjezo-kapitaliste per te realizuare endrren e tyre. Disa ja arriten qellimit dhe filluane te punojne ne aviona te lehte transporti te cilet kishin nje ngarkese te larte fluturimi dhe qe aviatoret e vendeve te tyre s'para i pelqenin aq shume...
Ne kete kohe, ne Shqiperi mbriti nje grup aviatoresh amerikane i nje shoqerie emisionare evangjeliste i quajtur MAF (Missionary Aviation Fellowship), i cili kishte si qellim te ndimonte Shqiperine per te ngritur nje avacion transporti te lehte te brendshem dhe nderballkanik. Perfaqesuese i kryesor i MAF ishte piloti Gene Congdon i cili kishte erdhur ne Shqiperi me 'torben' plot. Atij ju dha leja per te pare fushat e mundeshme ku do te ngriheshin aeroportet e ardhshme. Si fillim Gene depozitoi ne Banken Kombetare Shqiptare 19 milion dollare qe i vinte ne dispozicion te qeverise per fillimin e ngritjes se pistave te fluturimit. Mua mu dha rasti qe te njihem me z. Gene dhe te bejme bashke disa fluturime ne Shqiperine e Jugut per te pare vendet me te pershtatshme per ngritjen e aeroporteve. Z. Congdon dhe z. Hall qe e shoqeronte, u kenaqen shume per bukurite natyrore te Shqiperise dhe per gjetjen e disa vendeve shume te pershtatshme per ngritjen e pistave te para te transportit ajror.
Lapraka tashme e kishte nje brez ulje-ngritje te persosur, Lumalasit (ne Korce) i duhej shkeputur 1000 m e para qe fillonin ne krah te lumit Dunavec, ngjitur me rrugen nacionale Korce -Tirane. Gjirokastra e kishte nje fushe te gatshme ku duheshin mbushur disa gropa te vogla, Saranda po ashtu kishte ne Delvine, atje prane gurores, nje fushe qe vertete ishte e shkurter por qe mund te zgjatej pa asnje veshtiresi. Ne pame nje pllaje shume te pershtatshme per aerodrom edhe ne Skrapar ku ne nuk u ulem dot pasi lendina kishte gropa te medha. Fusha me e mire dhe me e pershtatshme per tu nisur e para, ishte ne aerodromin luftarak te Lumalasit. Atje pilotet amerikane ngelen shume te kenaqur dhe thane se, "po e fillojme punen nga ky aerdrom!"
Te nesermen ata moren takim me ministrin e transporteve dhe komunikacioneve i cili pas shume sorollatjesh u dha lejen e fillimit te punimeve dhe nenshkruane nje marrveshje bashkepunimi ku dhe shteti shqiptar do te vinte disa milion leke dhe do te kishte pjesen e tij te fitimit. Po ashtu ata moren takim me ministrin e mbrojtjes nga i cili moren lejen per te perdorur tre aerdormet rezerve te ushtrise; Lumalasin (1000 m), Lapraken dhe Gjirokastren. Ata ishin shume te kenaqur dhe me thane mua se, "brenda muajve Prill - Maji 2004, do te fillojme punimet ne Lumalas per ta bere nje aerport modern ne Ballkan." Une ndihesha mjaft i lumtur dhe po punoja me shoket e mi aviatore korcare, te cilet ishin liruare nga ushtria, per ti punsuar ne aeroportin e ri te Lumalasit. Nje nga me aktivet ishte Robert Marko i cili kishte qene pilot i shkelqyere ne Forcat e Armatosur Shqiptare por qe i ishte hequr e drejta e fluturimeve nga (ar)miqte kineze si i pa disiplinuare!
Filluane takimet e amerikaneve me bashkine e qyetetit te Korces. Tre here rjesht takimet deshtuan. Gjegji Gjinkua (kryetari i bashkise) nuk lejonte te kryehej asnje lloj punimi ne ate aerdorom pasi nuk ishte i autorizuare dhe se nuk kishte as para! Ju desh qe amerikanet te shkonin disa here ne Tirane ne qeveri per kete pune dhe atje u thoshin, "Nuk nderhyme nė (pa)kopetencat e bashkise!!"
E shihja Gene (Xhin-in) shume te shqetsuar i cili me shprehej me dhimbje, "pse ini kaq budallenj ju shqiptaret? Ju themi, po ju ndihmojme falas, po ju japim para, po sakrifikojme kaq shume per ju dhe ju na thoni, nuk mundemi dot te marrim ndihmen tuaj pasi ne nuk jemi gati per kete ndihme!!"
Nje dit, Xhin ne kulmin e merzitise me tha, "Agim, te lutem eja edhe ti me ne tek kryetari i bashkise se Korces dhe fol njehere shqiptarce me te, pse nuk na ndihmon qe ne ta ndihmojme ate dhe Korcen te ngreme se bashku nje aeroport ne Lumalas dhe te punsojme shume korcare?!"
Kryetari na priti me shume perzemersi, na beri vet edhe kafe, u perqafua dhe puth me ne, qeshi u gezua shume. Kjo qe shenje shume e mire qe tregonte se ne shqiptaret jemi shume mikprites por, kur erdhi puna te firmoste dokumentin i cili e impenjonte ate te punonte per marrveshjen e arritur me qeverine shqiptare per ngritjen e aeroportit nderballkanik ne Korce, ai u ngrys dhe tha, "Me vjen jashtezakonisht keq! Nuk kam asnje lloj kopetence per kete pune; nuk kam te drejte te firmos nje dokument te tille i cili me detyron mua te ve disa para te cilat nuk i kam, te jap puntore te cileve me zor u paguaj rrogen (behej fjala per puntoret e komunales qe akoma ekzistonin ne ate kohe), te ndertoj dicka qe s'mundem dot ta ndertoj..."
E pashe se Xhin-in spo e mbate vendi dhe i nxehur ju pergjegj, "OK, mos e firmosni dokumentin qe ka firmosur qeveria juaj. Ne do ta ndertojme vete kete aeroport pa ndihmen tuaj dhe sigurisht qe do ta administrojme vete po pa ndihmen tuaj. Ju kerkoj juve, nese eshte e mundur rreth 50 puntore per disa jave dhe ata do ta paguajme ne!"
Te nesermen vertete na erdhen nja 25 puntore te cilet i morem dhe i futem ne pune per sheshimin e pistes 1000 m dhe per vijezimin e saj me gerqele qe e morem falas nga fuarra e gerqeles ne Lumalas por me kusht qe pronarit te saj ti benim nje xhiro me avion. Puntoret punuane vetem nje dite dhe nuk u duken me!
Brenda nje jave u vendos qe te fillonin fluturimet me nje avion te vogel taksi te MAF-it ne linjen Laprake-Lumalas-Gjirokaster-Delvine dhe kthim dy here ne jave, te martave dhe te henjteve. Bileta qe mjaft e leverdisshme rreth 5 mije lek te vjetra. Pas disa jave fluturimesh u pa se, "shqiptaret kishin frike te fluturonin" dhe MAF-i udhetonte bosh!
Dalengadale anarkise qeverisese po i afrohej anarkia shkaterruese. Erdhi Marsi i Mallkaure i '97-es! Shqiperia u kthye ne nje bishe te plagosur qe kafshonte trupin e vet. Filluane te largohen te gjithe te huajt dhe bashke me ta edhe MAF i cili operonte me 54 avione ne 60 organizata te ndryshme ne bote, bile edhe ne vende ku behej lufte dhe asnje avion nuk ishte larguare ne kete menyre si ne Shqiperi!
Avioni i cili operoi falas per 5 vjet ne Shqiperi dhe kontriboi ne ndihmen e dhene ne disa raste te semuresh, te plagosurish, etj., fatkeqesisht, pas ikjes nga Shqiperia, u rrezua ne oqeanin Atllantik, prane Ozoreve ku edhe humbi pa asnje gjurme se bashku me dy pilotet e saj!
Sot Shqiperia eshte e pagatshme te pres ndihma nga jashte dhe te ndertoje te ardhmen e saj. Ky eshte mendimi im. Qofsha i gabuare. Amen | | | | |
|
|
Nga Agim Bacelli
Luftetarė shqiptaro-amerikanė
Shumė shqiptaro-amerikanė kanė marrė pjesė nė ushtrinė dhe policinė amerikane dhe disa kanė rėnė nė fushėn e nderit pėr lavdinė e Amerikės, apo plagosur nė luftė. Njė ndėr tė plagosurit ėshtė edhe Petro Ēavo, biri i Maro dhe Koēo Ēavos nga Labova e Sipėrme nė Komunėn e Libohovės tė erdhur nė Amerikė nė vitin 1910. Gruaja e tij ka qėnė Katerina Dhima dhe ata kanė lėnė 6 fėmijė tė cilėt jetojnė sot tė "humbur" nė New York City dhe vėnde tė tjera tė Amerikės.
Po ashtu, luftėtarė tė hershėm shqiptaro-amerikanė tė fillimit tė shekullit XX, kanė qėnė edhe Ramadan Cika (te cilin e kemi ne foto me poshte), I Borshi, I. Lazarati, Peter D. Angelo, Ilo Zografi, Xhemal Vishocica, K.Kallfa, Ndrio Adams, Telha Krushova, Seit Bebri etje.

PETER TSAVOS
The American Legion certifies as to PETER C. TSAVOS as follows: Entered United States Army April 7,1917 at Providence, Rhode Island, as Private, Field Artllery, assigned to Battery "A" , 103rd Field Atrillery. Discharged from service October 15,1919 at Camp Dix, New Jersey, as Private, First Class, 135th A.C.S. Served overseas from November 9,1917 to october 11,1919. Participated in; Avocourt; Belleau Wood; Chateau-Thier; Lucey; Luneville;Meuse-Argone; Seicheprey; Soissons; St.Mihel;Verdun-Fromere ville; Verdun. Wounded in action April 7,1918 by a shell in the Toul Sectorat Seicheprey. Served with Army of Occupation, Military Police duty in Germany. Citation awarded to men wounded in action by President Wilson.
Signed: Signed: R.G.Creviston John R.Quinn Nat.Adjutant Nat.Commander
PETER C. TSAVOS Battery A,103rd Field Artillery, 26th Division. American Expeditionnary Forces 2nd Vice-Commander, Franklin County American Legion Member, Executive Committee Green Mountain Post No.1, Chef De Gare of the 40 and 8 St. Albans, Vermont 1924.
| | | | |
|
|
Kirk Douglas (Kėrk Dagllės) Aktor Hollivudian
Agim Bacelli
Aktor filmi,lindur ne Amsterdam te New Yok-ut ne vitin 1916, ne nje familje te varfer emigrantesh ruso-hebrej. Ai e nderroi emerin rus ne ate amerikan,nga Issur Danieloviē Damski ne Kirk Douglas. Kirk debutoi per here te pare ne Broudway ne 1941. Ai ka sherbyere ne "American Navy" (Marinen Amerikane) te cilen detyre e filloi ne vitin 1946 per shume vite. Ne te njejten kohe ju perkushtua edhe filmit.Ka bere pak filma por te gjithe filmat e tij jane kryevepra ne artin kinematografik boteror.
Filmat e tij jane: Champion (1949), The Bad and the Beautiful (1952), Lust for Life (1956), dhe Spartacus (1960), qe nga viti 1970,pas daljes ne pension nga marina, ai gjithashtu punoi si drejtor filmi.
Douglas gjithashtu ka ndihmuare edhe shkrimtarin e Hollivudit Dalton Trumbo per shkrojtjen e "Historise se Spartakut."
Ne 1963 ai u shaq ne Broadway ne "Nje Flew Over the Cuckoo's Nest," dhe kete film ja kaloi te birit aktor,Majkellit, i cili e solli te plote filmin me ekran.
Kirk ka shkruare edhe disa kujtime: "The Ragman's Son": Nje Autobiografi (1988) dhe "Climbing the Mountain - My Search for Meaning" (1997).
Ai ka dy djem (perfshire Majkellin) me gruan e pare,Diana Dill,dhe dy djem me gruan e dyte, Anne Buydens.
Douglas eshte marres i medaljeve; "Presidential Medal of Freedom" 1969 dhe ne vitin 1995 "Honorary Academy Award."
Cleft-chinned, steely-eyed and virile star of international cinema. | | | | | |
|
|
Agim Bacelli
Feja Ime & Feja e Shqiptarve
Akoma shqiptari nuk ėshtė pėrgatitur tė pėsojė njė "kolaps" ndėrfetar nė mėndjen e tij. Tabu tė shumta dhe mendime apriori, shqiptari i ka bėrė tė tijat prej shumė kohėsh dhe ėshtė e vėshtirė qė kjo gjėndje tė ndryshojė menjėherė. (Mos mė keqkuptojė ndonjė qė nuk hyn nė kėtė pėrcaktim timin.)
Z. E. Zaloshnja prej kohėsh gacmon bukur nervin publik pėr gjėrat mė tė ndjeshme qė po kalon kombi ynė, por qė fatkeqėsisht, disave, ky "nerv" u ka zėnė kallo dhe si zor se gacmohen! U gėzova qė problemi i shtruarė prej tij pėr pėrkatėsinė fetare nė Shqipėri, zgjoi shumė interes dhe preku tamam nė kohėn e duhur "nervin" e atyre qė akoma nuk ju ėshtė mpirė. Disa, reaguanė nė sensin e kundėrt, dmth, ē'na duhet ne ta dime se ēfar feje kemi!! Kjo kategori ėshtė ajo qė njė ditė mund tė thotė edhe kėshtu, "Ē'na duhet ne se ēfar kombėsi kemi!" Nėse ne nuk e pėrcaktojmė drejt besimin, kombėsinė, dhe gjuhėn tonė, atėhere dikush tjetėr do tė na servirė "pjatancėn" me gjėllėt e gatuara nė guzhinėn e tij tė cilat mund tė mos na pėlqejnė por do tė jemi tė detyruarė ti "hamė" ! Dikush mund tė na thotė, "na futi edhe gjuhėn ky!" Unė ju them pa frike se 90% e popujve tė botės e dinė se shqiptarėt e Kosovės dhe shqiptarėt e Shqipėrisė nuk flasin tė njėjtėn gjuhė! Mua mė ka bėrė vaki disa herė tė ma bėjnė kėtė pyetje nė Amerikė, bile edhe nga miq tė Shqipėrisė. Sėrbėt dhe grekėt kanė shumė vite qė bėjnė njė politikė tė hollė pėr tė treguarė qė jo tė gjithė shqiptarėt janė shqiptarė!! Ja, mė sė fundi doli dhe teoria tjetėr pėr krijimin e njė kombi tė ri nga kombi shqiptar, atė kosovar!! Nesėr do tė dalė teoria tjetėr qė nė jug tė Shqipėrisė nuk ka popullsi shqiptare por greke! Pastaj do tė thuhet qė bregdetasit shqiptarė janė mbeturina romake, pra janė italianė! Kjo gjė do tė bėhet shumė lehtė pasi sot kur ne diskutojmė se ēfar feje i pėrkasim, qindra mijra shqiptarė muslimanė janė konvertuarė nė orthodoks grekė! Dhjetra mijra preferojnė tė jenė italianė. Kjo ėshtė njė kolerė qė ka ndodhur shpesh nė kombin tonė dhe e ka ēfarrosur pa mėshirė herė pas here. Ka prova qė ne kemi qėnė njė popull i madh qė pėrfshinte tėrė gadishullin Illirik, Azinė e Vogėl deri nė Kaukaz dhe sot jemi njė nga vėndet mė tė vogla nė Europė.
Duke menduarė kėtė kolerė qė na i dėrgojnė me pako fqinjėt tanė, unė mendova tė bej njė test pėr pėrkatėsniė fetare nė Korēė dy vet mė parė. Me aq sa munda bėra njė vlerėsim tė gjėndjes aktuale nė pėrkatėsive fetare nė Korēė dhe pastaj me njė deduksion nė Shqipėri. Kėtė e bazova mė shumė nė burime tė gjalla familjare duke ju referuarė shumė familjeve korēare tė 15 vjetėve tė fundit, dhe pasi nxora statistikat e fefe pėr Qarkun e Korēės, bėra njė statistikė tė pėrkatėsive fetare pėr tėrė Shqipėrinė. Rezultati ishte jashtėzakonisht pėrbysės i pėrcaktimit tabu tė tanishėm. Nuk e publikova pėr arėsen e thjeshtė sepse, gjatė tentativave tė mija pėr tė paraparė sesi do tė pritej nga ky rivlerėsim i feve nė Shqipėri, duke ju dėrguarė njė pjesė tė materialit disa organeve publike, midis tyre edhe alb-shkencės, mora njė injorim total!! Gazetarėt dhe moderatorėt e listave ndjenė njė rrėnqethje frike ose e quajtėn njė lajthitje timen atė publikim me shifra tė pėrafėrta qė unė mendoj se i pėrgjigjet realitetit tė vėrtetė fetar nė Shqipėri.
Unė dua tju tregoj juve vetėm shkurt pėr pėrkatėsinė fetare tė familjes sime, qė nga babi dhe deri tek nipėr e mbesa tė tij. Pėr mua kėto fakte nuk janė sekrete pasi kėto gjėra i kam trajtuarė nė librin tim biografik "Bacelli-njtė".
Im atė dhe im mė kanė gjashtė fėmijė, tė lindur dhe edukuarė pa fe. Vetė babai dhe nėna kanė origjinė fetare tė ndyshme, nga babai, nė fillim kanė qėnė ungjillorė, i pėrkisnin fesė sė vetme qė kishin tėrė shqiptarėt e jugut tė cilėt ishin nga kristianėt e parė nė botė pasi nxėnėsi i Jezusit, Apostull Pali predikoi nė Iliri dhe rruga qė ai pėrshkoi ėshtė Jeruzalem, Kostandinopojė, Selanik, Maqedoni, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Durrės dhe pėrfundoi nė Romė. Pra, ai ndoqi rrugėn Egnatia dhe pėrkthyes pati njė shqiptar me mbiemrin Spata (Kėtė histori po traton nė njė studim njė amerikan mik i shqiptarėve kėtu nė New York.) Para 8 brezash, familja e nėnės u konvertua nė orthodoks, ndikimi i Perandorisė Bizantine. Nė brezin e gjashtė, i pari i tyre ka qėnė prifti i fshatit Grabockė. Para 5 brezash, ata u konvertuanė nė muslimanė dhe para dy brezash nė bektashinj. Kurse paraardhėsit e babait qėndruanė nė fenė ungjillore deri nė vitin 1751 kur edhe ata u konvertuanė nė fenė orthodokse. Pas 100 vjetėsh edhe ata u konvertuanė nė muslimanė dhe nė vitin 1930 u konvertuanė nė bektashinjė. Sot vetėm ne pasardhėsit e prindėrve tė mi jemi shumė miks. Familja e motrės sė madhe ėshtė deiste. Unė dhe dy djemtė e mij jemi evangjeliste tė pagėzuarė, familja e motrės sė dytė ėshtė pa fe, ateiste, familja e motrės sė tretė ėshtė deiste. Familja e motrės sė katėrt ėshtė orthodokse dhe familja e motrės sė pestė ėshtė katholike.
Shumica e shqiptarėve, historikisht, besojnė vetėm nė njė Zot dhe asgjė tjetėr pėrpos tij. Ata shpresojnė qė vetėm Ai mund ti shpjerė ata nė lumturi pas vdekjes dhe askush tjetėr s'mund ta bėjė kėtė gjė. Nga ky besim i tillė, ata radhiten nė ushtrinė mė tė madhe tė besimtarėve jo fetare nė botė qė quhet DEIZĖM, shumica e tė cilėve, fatkeqėsisht nuk kanė organizim, dhe si tė tillė ata "enden" dyerve tė feve qė nė disa raste i pėrēajnė, i pėrbuzin ose mė e keqja, i thithin nė gjirin e tyre duke shtuarė nė numur "ushtritė" e tyre fetare dhe duke i kthyerė fetė nė "rekrutim mercenar" tė pamerituarė.
Kėta deistė, nė pėrgjithėsi, e mendojnė Perėndinė gati njėlloj siē e ka menduarė i Madhi Albert Einstein, i cili pėr mua ėshtė njė pėrkufizim i saktė.
"My religion consists of a humble admiration of the illimitable superior spirit who reveals himself in the slight details we are able to perceive with our frail and feeble minds. That deeply emotional conviction of the presence of a superior reasoning power, which is revealed in the incomprehensible universe, forms my idea of God. " Albert Einstein.
Zoti nuk e ka bėrė njeriun qė ta dėnojė por pėrkundrazi, e ka bėrė sips dėshirės sė tij, qė tek njeriu tė gjejė shpirtin e tij krijues dhe dashurinė e tij tė madhe pėr ēdo krijesė. Pamvarsia dhe mėkatet qė rrjedhin nga largimi i rrugės sė Zotit, janė ato qė e dėnojnė njeriun me vujtje dhe vdekje.
| |
| | | |
|
| Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110
| |
13801 Visitors
|