Fustanella Shqiptare
A.Bacelli
Do desha te beja nje sqarim te shkurter, ashtu sic e di une; pse disa shqiptare te Italise jane thirrur nga vendasit 'greke'.
Shume vite me pare kam lexuar ne italisht se Hora (qytet) e Arberesheve te Italise, prej vitit 1735 eshte njohur me emrin Piana dei Greci e cila ne vitin 1945 u quajt me te drejte, "Piana degli Albanesi".
U quajt Piana dei Greci per dy aresye fare te thjeshta; e para, shqiptaret qe pushtuane keto toka 'mbanin fustanella si te grekeve' dhe e dyta, pse ritet fetare orthodokse te shqiptareve ishin greke.
Nga kjo aresye ata u thirren nga vendasit "greke". Keto fustanella u kujtonin vendasve greket te erdhur si pushtues ne jug te Italise dhe ne Sicili shume shekuj me pare.
Dy fjale per fustanellen shqiptare
Nese shkoni ne muzeun historik kombetar per nje vizite ju mund te lexoni qe kjo veshje perdorej nga shqiptaret qe nga Arta deri ne Shkoder.
Greket e pranojne se kjo veshje eshte tradicionale shqiptare, pasi fustanella nuk perdoret ne te gjitha trevat greke por vetem ne trevat ne kufi me Shqiperine si dhe nga arvanitasit qe banojne ne thellesi te Greqise.
Greket e kane marre fustanellen nga shqiptaret qe kur kane lindur shqiptaret por kjo fustanelle u perhap shume ne Greqi ne shekullin e 14. Sipas Leak-ut, kostumi shqiptar, nga dita ne dite, po behet me modern ne More, ndoshta per shkak te prosperitetit te Hydres. Admirali Jurien de la Gravier ka shkruar: "Kostumi shqiptar hyri aq shume ne mode, sa qe edhe osmanet e qarqeve me te larta e mbanin me krenari fustanellen e bardhe te shqipetareve te Jugut. Edhe vete greket, kur djali i dyte i Aliut, Veli Pasha sundonte Morene, e pervetesuan kete kostum si simbol te trimerise dhe bene uniformen elegante te palikareve."
In a message dated 3/16/2008 11:24:51 A.M. Eastern Daylight Time, mkoci@mash.gov.al writes:
Fakti eshte qe Hora e Arberesheve te Italise, prej kohesh eshte njohur me emrin Piana dei Greci,