Blogstream   -   Create a Blog!   -   Login Chat   -   Options   -   Clean   -   Flag   -   Family Filter: Off   -   Recent   -   Rndm >>    

Blogstream  >  Writing  >  Blog
 
A G I D E B A


 Photos
 

Posted by A G I D E B A at 2:42 AM - No Comments   Add a Comment  
 

 Planeti mrekullueshem
 

Posted by A G I D E B A at 6:53 PM - No Comments   Add a Comment  
 
 Misteret nen uje
 





Posted by A G I D E B A at 6:14 PM - No Comments   Add a Comment  
 

 ORTAKJA
 

ORTAKJA
tregim nga Agim Bacelli, New York maji 1996

KUR E VRET MUSHKONJEN QE TE KA PICKUARE,DHIMBJEN E PICKIMIT E NDJEN ME PAK


O Zot sa u tremba! Sa vuajtje i shkaketova vehtes! Sa e tmerreshme te dublosh ose te triplosh vehten ne listat dhe forumet ne internet! Njelloi si nje superklonim human ku vjen "pjella" jote qe eshte me intelegjente,me e bukur dhe me e zonja se ty dhe, te ze vendin tend! Te merr gjithecka qe ti ke krijuare me mund e djerse per tere jeten dhe te thote:"E dashur Kopja Ime,te lutem largohu nga shteipa jote,nga familja jote,nga jeta jote...sepse gjithecka,tani e tutje me perket mua."

Zemra me hidhej me vrull dhe djerset e sikletit te madh po krijonin pellgje uje...Bertisja si e marre me nje ze qe me ishte mbaruar dhe qe askush nuk mund ta degjonte.Kerkoja ndihme dhe askush nuk me perfillte,askush nuk me shikonte,bile edhe burri im me femijet e mij ishin shume indiferente ndaj kesaj gjendje makabre qe mua me kishte pllakosur.Po jetoja makthin e nje vepre qe e kisha bere vete...


- Degjo ti shtrige,- do me thoshte Hena,ortakja ime ne internet- ti duhet te ikesh nje sahat e me pare nga kjo shtepi!
Ktheva syte nga burri dhe ai ishte dakort me Henen.Pashe femijet e mij;Diellen dhe Yllin,edhe ata s,me njihnin per nenen e tyre!
- Po ti je burri im dhe keta jane femijet tane,ne bashke i kemi bere,si po me perzini keshtu?! Kjo femer qe eshte ketu nuk eshte gje tjeter vecese nje femer rrugesh qe nuk ju do juve sic u dua une dhe nje dite mund tu perzeje edhe juve! Si po me braktisni keshtu?! Une jam gruaja dhe nena juaje e vertete.
- Jo,ti nuk je nena ime e vertete.Hena eshte nena ime.- U hodh vajza ime e shtrenjte.
- Largohu nga shtepia e jone.-Do te me thoshte edhe Ylli,djali im si yll i vretete.
- Zhduku pa lajmeruare policine! - Do bertiste burri im i shtrenjte.
  Hena,lavirja Hene, do te zbardhete dhembet e kenaqur dhe do te bente nje xhest qe do te thoshte "akoma ske shkuare?!"


O zot,c'po ndodh keshtu?! Te lutem me ndihmo.Jam ne enderr apo eshte e vrtete qe mua po me braktisin femijet dhe burri per nje lavire qe une e solla ne shtepi si ortaken time per ta patur shoqe dhe mike ne "betejat" qe vete i krijoja dhe vete i fryja neper faqet e internetit e sidomos neper listat shqiptare.Tani kjo lavire, pasi shtiu ne dore burrin me mashtrim e lajka,ka bere per vehte edhe femijet e mij dhe une jam e huaj ne shtepine time!  Ndersa menoja keto gjera ja dhashe te qarit me denesa.Mes ngasherimeve te mija degjoja te qeshurat sarkastike te burrit dhe femijeve te mi qe ne korr me Henen gajaseshin ne hidherimin tim!
O Zot ku je? Je apo nuk je me te vertete? Si e duron kete padrejtesi?! A nuk e shikon se une jam gruaja dhe nena e vertete ne kete familje?! Ku eshte drejtesia jote? Te lutem,nese je vertete,mos me ler te vuaj keshtu,zemra po me cahet nga padrejtesia dhe fyerja qe me behet nga njerzit e mij me te dashur ne bote,mua qe jam gati te vdes per lumturine e burrit dhe femijeve te mij.Te lutem o Zot me jep kurajon ta sqaroj kete ndodhi te hidhur qe nuk po me shkaterron vetem mua por edhe familjen time te shenjte.Te lutem.Te lutem.Te lutem...


Mes loteve dhe lutjeve te mija po degjoja puthje me afsh dhe te qeshura.I fshiva lotet dhe pashe se Hena me burrin tim po putheshin per shtate pale qefe.Femijet e kenaqur shkonin tek preheri i Henes dhe ledhatoheshin si dy kotele tek macja e tyre.Nuk durova me por u turra ne paradhomen dhe kerkova celsin qe hap kasaforten ku burri mbante nje revole pa leje,e gjeta dhe mora ne duart qe me dridheshin dhe e mbusha me zor pastaj shkova ne dhomen e turpit e ja drejtova ortakes ne koke, asaj qe po me shkaterronte jeten.Nuk u mendova fare dhe e shkreha drejt e ne koken e saj,pastaj ja mbajta burrit ne lule te ballit dhe me pas ju drejtova femijeve qe ishin strukur prapa trupit pa jete te Henes dhe me luteshin te mos i vrisja.Dora po me dridhej dhe zemra me rrihte sikur do fluturonte jashte kraharorit.Ndrova mendje.Tyten e revolverit e vendosa ne temthin e djathte te mendjes sime dhe pa menduare e zbraza...


"Mami,mami,mami..." degjova zerat e femijeve te dashur dhe me pas zerin e tim shoqi :"Zgjohu Mamica! Te lutem zgjohu!"

Hapa syte."O Zot! Shyqyr qe paskam qene ne enderr," - thashe dhe u turra ti mbeshtjell rreth vehtes burrin dhe zogjte  e mi te vegjel.I puthja pa pushim dhe thosha:"Ishte enderr! Ishte enderr!" I shtergova fort ne gjoks te tre dhe mundohesha qe ti mbuloja si ajo kllocka zogjte e vet kur dikush i sulmon...


Ne cast ,duke qene zgjuar dhe ne realitetin e vertete,mendova:'mallkuare qofte kush krijon  "ortake" me pseudonime ne forumet dhe listat ne internet.'


Une e vrava sot 'ortaken' tme.

Posted by A G I D E B A at 12:42 PM - No Comments   Add a Comment  
 
 Aty, lexuesi e ndjen vehten keq sepse qesh kur duhet te qaje.
 

Aty, lexuesi e ndjen vehten keq sepse qesh kur duhet te qaje.

(Tragji-komedia shqiptare dhe humori Buzalian.)

Mes shume copzave te shkrimeve te ndryshme nga gazetat shqiptare,me shfaqen
dy sy te njohur,dy sy qe duket se duane te shikojne sa me thelle ne 'thelbin e
gjerave te padukshme' dhe keta sy jeshile ne blu, si syte e Merlon Brandit,
jane syte e gazetarit,mesuesit,libertistit korcar,Ilir Buzali.Kjo eshte
kopertina e librit te peste te tij qe titullohet "Krushqit jane te pire."

Une e uroj autorin per kete liber me te vertete shume te mire dhe sukese te
metejshme.

Une pata rastin te njihem ne veren e kaluare me Ilirin dhe te miqesohemi
shume shpejt. Ne pamje te pare ky njeri me la pershtypjen e njeriut me te qete
ne bote;i cili nuk ka asnje preokupim (sigurisht qe nuk eshte keshtu) pervecse te
shikoje sa me thelle ne gjerat qe nuk duken! Por a mundet Iliri ? Une them se
po,kete e verteton me se miri libri i tij i fundit "Krushqit jane te pire..."
qe eshte nje 'zhytje' e thelle ne oqeanin e se panjohures njerzore ne fshatin
e qytetin shqiptar te djeshem e te sotem. Gjeja e pare qe me ra ne sy ne kete vellim ishte sepse;
aty lexuesi e ndjen vehten keq sepse qesh kur duhet te qaje.
Librin e lexova ne avionin qe me largonte nga toka meme. Tregimi i pare
"Rrotullohet Karozeli..." beri qe avioni te 'kthehej' mbrapsh e te 'ulej' si
helikopter ne fshatrat e Korces,Gores dhe Devollit ne vitet e shkuara kur,
rondokope analfabete qe kishin kryere kurse partie ose njerez me te meta mendore o
morale por besnike te Partise Komuniste Shqiptare, benin ligjin ne fshatin tone.
Ata, pershkruhen me shume realizem nga Iliri sepse ai ka qene disa kohe mesues
ne fshat dhe e njeh mire jeten e fshatit 'te ndritur socialist.' Ata na jepen
origjinale ne kete liber ashtu sic ishin shumica e tyre;qesharak dhe te
frikshem, pasi jeta e gjithesecilit fshatar varej ne gojen e ketyre te besnikeve
te partise-shtet.

Ne kete tregim, Iliri te ben te revoltohesh por edhe te ndjesh keqardhje
perziere me humor per 'monė e shkuare.' Tipat si Zyferi,kryetari i
kooperatives,te cilet i satirizon thelle e per me shume duke vene edhe habine ne mendjen e
ndonje viktime te nenshtruare te sistemit si Serafinua:" Cudi,ajo si pullumbeshe
( e ka fjalen per nje kooperativiste)....,c'i ka pelqyre atij njeriu brutal e
kapricioz qe aty qesh e aty ta ngjesh...!" Serafinua duke qene i pa afte per
pune, (ai eshte i cale) eshte gadi te sajoje gjithecka qe ta kete mire me
pushtetaret dhe pushtetin por njekohesisht edhe duke i urryere ata por pa
guxuare kurre ta shprehje kete gje si shume te tjere.

Tregimet rrjedhin te gjithe natyrshem ne mjedise qyteti dhe fshati sidomos ne
kete te fundit ku socializmi shqiptar me shume se kudo tjeter u tall rende
duke i bere njerzit aq sa qesharak, edhe per te erdhur keq pasi aty prodhohej
buka e grurit dhe fshtaret mezi siguronin buke misri per vehte, aty prodhohej
qumshti dhe fshatret nuk mund te pinin pak dhalle, aty prodhoheshin
fruta-perimet dhe ato u mungonin fshatareve...Perballe kesaj menxyre s'mund te
vihej asgje tjeter pervec ironise se thelle fshatare te pakapshme nga pushtetaret
perndryshe, Gulagu Rus i "Gardianeve te Lushnjave", ishte i hapur per te gjithe
dhe kete gje Iliri e permend disa here.

Spiunet si Xheti,Sinolli etje. te Ilirit, me kujtuane disa tipa qe une
vertete i pata njohur ne fshatrat tona ate kohe dhe qe ishin me te urryere se
edhe vete pushtetaret pasi ata ne zanatin e tyre te spiunimit ja kalonin edhe
spiuneve me fame boterore pasi keta digjenin pa pike meshire vellane,motren e
babane... e tyre mjafton qe 'ti merrnin me sy te mire..." dhe kete e benin
falas.

"Trimat" si Bequa portretizohen kaq bukur dhe behen kaq qesharak nga pena e
Ilirit sa nuk te hiqen kurre nga mendja.Ata me keto medalje ne qafe u perdoren
si dordolece per te trembur armiqte imagjinare dhe per te nxitur brezin e ri
qe te frymezoheshin nga trimerite e tyre te sajuara...

Trima ishin vetem pashallaret e kuq pasi ata nuk i ndalte dot asgje ne rrugen
e tyre te mallkuar.

"Titanet:bij te Qiellit dhe te Tokes.Ata rebeluane ndaj perendive dhe
tentuane te ngjiten ne qiell,duke vene malet njeri mbi tjetrin.Zeusi i ndeshkoi
duke i qelluare me rrufe."

Dhe "Zeusi" hundekuq hyn ne zyren e Serafinos duke e qelluare me rrufe!
Kryetari i kooperatives ja merr atij romanin e shkruare dhe pasi ja ben shuk ja
hedh ne kosh te plerave duke i thene:"Ja pse punet nuk na shkojne mbare,sepse ti
ben romane dhe nuk e ke mendjen per pune!"
Po shyqur Zotit,thote Serafini sepse Zeusi doli jashte pasi pa Ketin (te
dashuren e tij) qe po kalonte andej...Keshtu gershetohen bukur te gjitha
pislleqet qe beheshin ne kooperativat staliniste ne Shqiperi nepermjet disa prej
tregimeve te Ilir Buzalit.

Nje tipar i mashtrimit te thelle socialist eshte tregimi sarkastik "Shiu" ku
gjithecka eshte nje mashtrim i nderthuruir me humor,aq sa edhe kur Iliri thote
jo pa ironi edhe kete shprehje :"... u afrua tek cezma qe rridhte
vazhdimisht..." Dihet se po qe cezme fshati sigurisht qe do rjedhe vazhdimisht!!! por jo
cezmat e fshatit shqiptar,ato nuk mund te 'rrjedhin vazhdimisht.'

Tek shiu,qellimisht dezinformimi shkon vertikal nga poshte larte dhe pastaj
nga lart poshte,ndryshe nga c'dodhete vertete ne Shqiperine Socialiste qe e
keqja gatuehej nga lart dhe shperdahej falas poshte.Kjo behet me ironi nga Iliri
qe faji ti mbetet gjithemone bazes. Ky tregim eshte shumekuptimplote dhe nuk lexohet por thithet me etje si toka e thate qe thith shiun e shumepritur.

Tek "Qeni" autori aludon per "nje jete qeni" qe nuk na u nda tere kohes nen
kohen e ndritur te Socializmit Fitimtar.Per mua ky tregim eshte nje esse
filozofike per jeten e cdo shqiptari qe ka kaluar ate regjim.

Majat...Djathtas...As majtas as djathats por kuturru per axhaminjte dhe atje
ku te dale me mire, per dinaket! Kjo eshte motoja e tregimit
"Majtas...Djathtas..." qe supozon se ne Shqiperine e sotme ska as te majte e as
te djathte por ca despotike qe sundojne dhe ca 'kollare te grisura' qe jane te sunduare dhe
qe 'pine kafe te hidhur per te mbledhur zemren.'
Eshte shume i bukur dhe ndihesh mire kur e lexon.

"Gomari i Nastrdinit" eshte nje nga filozofite me te medha te autorit qe
aludon kaq bukur me eksperimetet enveriane dhe te sotemet mbi popullin
shqiptar.Eshte i shkurter,i bukur dhe nuk harrohet kurre.
Te zotit te Gomaritt - i hypi nje zell i madh qe te kishte nje gomar qe te
punonte pa ngrene asnje fije bari.Pastaj ju shtua oreksi qe gomarin ta
krahasonte me kuaj e mushka...
...Dhe i zoti gomarit mbante ligjerata neper konferenca nderkombetare duke u
mburrur per gomarin me te mire ne bote:
-Ne po i perballojme me sukse dhimbjet e reformes.Falenderoj nga zemra
gomarin tim te urte dhe heroik...qe eshte dakort te rroje edhe pa ngrene!

Dhe fabula e tregimit eshte, kur gjen gomar mire ja ben! ose Prit gomar te
mbije bar!

Tregimi "Krushqit jane te pire..." eshte jo vetem tregim shume i bukur por
edhe nje nga tregimet historike me te dhimeshme te marrezise shqiptare ne
pranveren e vitit 1997.
Per nje te huaj ky tregim do te jete nje gje jo reale dhe fatastike qe vetem
imagjinohet por qe kurre s'mund te ndodhe,por ja qe ne Shqiperi per fat te
keq, vertete keshtu ka ndodhur.Aty vihen perballe fshatre te armatosur deri ne
dhmbe bile edhe me tanke, te ndare ne dy pozicione;te dy palet e krushqive te
dehur,te cilet do te bejne betejen me te cuditeshme ne bote.Per cudi nuk ngelen
pas as grete sokolesha te fshatrave Bulgarec dhe Vashtemi qe me automatike ne
dore rradhiten perkrah burrave te cileve u varen jarget dhe gjerdanet...Beteja
qe vertete shume e ashper dhe ne nje momenet nje nga Vashtemia i vuri gjoksin
tankut duke bertitur:"Qelloni mor bulgarecare te poshter,se njehere vdes
shqiptari! Une jam Aleksander Matrazov!...Me fali se nuk jam rusi por jam Mic
Sokoli,une jam Selam Musai qe e zu topin nga grika! Qelloni mo te poshter!
Poshte Bulgareci! Rrofte Vashtemija!
Ne kete tregim vijne rrjedhshem komikja me tragjiken dhe mbi te gjitha aty
rjedh lirshem tallja e autorit me politiken shqiptare,banditizmin
shqiptar,indiferentizmin e disa shteteve te huaja ndaj ceshtjesh shqiptare dhe
me keq akoma perzjerijen e disa te tjerve ne kete ceshtje.
Konflikti,si gjithmone ne Shqiperi, do te perfundoje me nje kasapane mbi
kafshet dhe mallin e grabitur,mbi vete Shqiperine!
Tregimi mbyllet me ironine teper thersese te autorit duke e vene ne gojen e
nje te huaje ne nje kronike televizive ku nje shqiptar po therte nje derr:
"Ja shikoni,ne Shqiperi vellai po vret vellane!"

Persa lexova ne kete vellim te bukur me skica e tregime une do te thosha duke
i mbyllur keto shenime modeste se tragji-komedia shqiptare dhe humori i
autorit te shoqerojne gjithe kohes se leximit te tyre dhe ti ndihesh i prekur
thelle nga ky realitet i hidhur por njekohesisht nuk ngelesh dot pa u gajasur.
Posted by A G I D E B A at 12:29 PM - No Comments   Add a Comment  
 
Pages:   1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106
   
  About Me
Author: A G I D E B A  
From New York, USA
 
This blog is about...
Tė gjitha publikimet e mija nė shtypin e pėrditshėm tė mas medias shqiptare duke filluarė nga... more
 
My: Profile  Gallery  Interests  Bio  Guestbook  100 Things 
 
Bookmark   History

  Blogstream Sponsors
Have you checked out the new Blogstream site,

Question Stream.com?

Many Blogstream members are there already! Quotes from members: "It's like blog lite!" -- "I like the instant gratification!" -- "Stop spectating, get in the game!"

If you have not joined in, you are really missing out!

Send Free
Just Saying Hi
Greeting Cards
at

Greeting Cards.com


Good Morning


  Recent Posts

  Blogs I Like

  Sites I Like

  Archives

11408 Visitors